Policët në Gjirokastër kanë bërë një gjest tepër human. Ata kanë gjetur çantën e dorës që i kishte humbur gjatë udhëtimit dy turistëve nga Danimarka dhe ia kanë dorëzuar.
Në çantë ndodheshin dokumentet e identifikimit, karta të bankës, një celular dhe një shumë parash.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër gjejnë dhe i dorëzojnë dy turistëve nga Danimarka, çantën e dorës që e kishin humbur gjatë udhëtimit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër janë paraqitur 2 tursitë danezë të cilët kërkuan ndihmën e Policisë për të gjetur çantën e dorës, në të cilën kishin dokumentet e identifikimit, karta të bankës, një celular dhe një shumë parash, të cilët nuk ishin të sigurt ku e kishin humbur.
Menjëherë Shërbimet e Policisë, kanë nisur kërkimet dhe verifikimet duke bërë të mundur gjetjen e çantës poshtë serdiljes së furgonin që kishin udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës.
Punonjësit e Policisë ju kanë dorëzuar çantën, dy turistëve, të cilët kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë, ndihmën dhe korrektësinë e treguar.