“Dua Hotel” në qendër të Majamit, 44 katet e suksesit të investimit që flasin shqip

AKTUALITET


Një godinë me 44 kate në qendër të Miamit në SHBA, ku shkruhet në gjuhën shqipe “Dua Hotel”, është hoteli që po tërheq vëmendjen e të gjithë turistëve. Madje, kjo godinë shumëkatëshe është kthyer tashmë dhe në kryefjalën e mediave botërore.

Së fundmi, një prej mediave amerikane, i ka dedikuar dhe një artikull, ku përshkruar me detaje çdo veçanti që ka në ambientet e hotelit. Gjithçka nis që nga emri “Dua Hotel”, që gëzon një ngjashmëri me emrin e këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, i cili në gjuhën shqipe ka një kuptim domethënës “Dashuri dhe dëshirë”.

Gazetari amerikan Jesse Scott, i njohur për shkrimet e tij edhe në USA Today, BBC, National Geographic e Lonely Planet,i ka kushtuar një artikull në Miami New Times, investimit të rëndësishëm të Kastrati Group në “Dua Hotel”. Në fakt ky është investimi i parë madhor jashtë territorit të Shqipërisë, përtej investimeve të bëra më herët në Kosovë e rajon.

Bashkë me emrin interesant, klientët e një prej hoteleve më të famshme në zonën turistike të Majamit, janë të tërhequr dhe nga investimet dhe ndryshimet e disa prej ambjenteve të tij përfshirë dhe zonën e pishinës.

Media amerikane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes hotelin me emër dhe investitor nga Shqipëria. Me syrin e hollë dhe kritik gazetari Jesse Scott nuk ka lënë jashtë vëzhgimit pishinën në e fundit të hotelit me 44 kate.

Leslie Weil, menaxherja e përgjithshme e Dua Miami, duket se ka nisur të mësojë pak gjuhën shqipe. Teksa shpjegon për gazetën Miami New Times kuptimin e fjalës “dua” në anglisht, ajo thotë se Dua Miami po i personalizon qëndrimet dhe momentet për ata që rezervojnë. Hoteli u jep mysafirëve, pas mbërritjes dhe gjatë gjithë qëndrimit të tyre, “kartat e kënaqësisë”, duke i lejuar ata të zgjedhin një fjalë si e ëmbël, e kripur, e lëngshme, e shëndetshme, relaksuese dhe ekzotike. Më tej stafi kujdeset që vaktet e ofruara të kenë shijen e preferuar të klientëve.

Së fundmi ky investim shqiptar është bërë pjesë e kompanisë së njohur Marriott. Atje ku dielli, oqeani dhe pushimet e ëndrrave për amerikanët bëhen bashkë, tashmë valëvitet dhe flamuri shqiptar. Serioziteti në punë dhe këmbëngulja janë padyshim dy nga cilësitë e investitorëve shqiptarë që përtej vështirësive, kanë mundur të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në vende të tjera. Kastrati Grup këtë herë ka tejkaluar dhe vetem duke u bërë nga të parat kompani që jo vetëm investon por dhe arrin te jetë e suksesshme në një treg si ai i SHBA, ku turizmi mbetet një sektor elitar për biznesin./abcnews.al



Skip to toolbar