Policia ka vënë në pranga drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar masa sigurie edhe për 3 persona të tjerë.
Të arrestuar janë shtetasi Astrit Vladi, avokati Radovan Çela dhe Eriona Dautaj. Kjo e fundit ka shërbyer më parë si oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH. Aktualisht ajo rezulton të jetë studente në Shkollën e Magjstraturës.
Sa i përket Zarkës, më 9 maj të 2022 ai u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.