Ndryshimet klimatike/ Vjena do të mbjellë 19 lloje të reja pemësh

BOTA


Në Vjenë, për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike, pra ditëve më të nxehta, do të mbillen 19 lloje të reja pemësh që janë më rezistente ndaj nxehtësisë, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së qytetit të Vjenës.

Gjatë verës, “lotimi” i pemëve të qytetit është më i shpeshtë. Pemët e reja që nuk ujiten me sistemin automatik, marrin ujë një herë në javë dhe lyhen me një shtresë të bardhë për t’i mbrojtur nga temperaturat e larta.

Në Vjenë aplikohet gjithashtu një sistem relativisht i ri, parimi i strukturës sfungjerore të sipërfaqeve të rrugëve.

Pemët kanë më shumë hapësirë për zgjerimin e rrënjëve dhe mund të thithin më shumë ujë, dhe efekti i shtuar është krijimi i hapësirës për mbajtjen e ujit të shiut, i cili lehtëson sistemin e ujërave të zeza dhe u siguron pemëve ujë gjatë periudhave të thata./abcnews.al



Skip to toolbar