Zjarret në Greqi, situata problematike në Evia, flakët përhapen me shpejtësi pranë banesave

BOTA


Greqia prej disa ditësh po përballet me zjarret. Së fundmi një zjarr i madh ka përfshirë dy fshatrat në Evia.

Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Të paktën 16 avionë, 8 helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërsa 43 automjeteve dhe gati 136 zjarrfikës janë angazhuar gjithashtu për të shuar flakët. Zjarri ka rënë mes fshatrave Petries dhe Kriezë, në një zonë të pyllëzuar, por që ndodhen edhe banesa aty pranë.

Erërat e forta gjithashtu vështirësojnë punën e zjarrfikësve dhe bëjnë që flakët të përhapen me shpejtësi./abcnews.al/



Skip to toolbar