Detaje/ SPAK: Vëllezërit Çopja korruptuan gjyqtarë e policë. Rekrutuan punonjësen e gjykatës në Elbasan për të siguruar të dhëna sekrete

AKTUALITET


Hetimet e SPAK zbardhën detaje nga aktiviteti kriminal i vëllezërve Çopja. Baza e grupit kriminal rezultoi se ishte në Elbasan. Sipas SPAK vëllezërit Çopja, përveç vrasjeve të kryera, atentateve të porositura, ka rezultuar se janë shtrirë në sistemin e drejtësisë në Elbasan, duke korruptuar gjyqtarë , prokurorë, por edhe policë gjatë 2020.

“Nga hetimet Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupsion aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan./abcnews.al/



Skip to toolbar