“Ethet e Nilit”/ Fieri,qyteti me rastet më të shumta, masat e marra nga Shëndeti Publik

AKTUALITET


Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, si një nga zonat nga ku janë identifikuar më shumë raste me “Ethet e Nilit” ka nisur marrjen e masave për identifikimin e zonave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të këtij virusi që transmetohet kryesisht nga mushkonjat.

Epidemiologia tregon rastet dhe zonat duke konfirmuar se nuk ka vatra epidemiologjike.

Sipas mjekes, për këtë lloj virusi nuk kanë më shumë rëndësi numri i rasteve se sa zonat dhe marrja e masave për dezinsektimin e tyre.

Mjekja këshillon edhe qytetarët për masat që duhet të marrin dhe ka një apel për pushtetin vendor që të tregojë kujdes me pastrimin e kanaleve, ku mund të krijohen ambiente të përshtatshme për shumimin e mushkonjave.

Ekspertët shprehen se nuk mund të kryejnë një dezinsektim në masë ndaj mushkonjave, pasi jo të gjitha mushkonjat janë shpërndarëse të këtij virusi, por janë të angazhuar të kryejnë dezinsektime atje ku konstatohen mushkonjat që transmetojnë Ethet e Nilit.



Skip to toolbar