EMRI/ Të shtënat me armë në Francë, viktimë një 47-vjeçar shqiptar

AKTUALITET


Një shqiptar 47-vjeç ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri të raportuara në lagjen Teisseire në Francë. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre edhe djali 24-vjeçar i viktimës.

47 vjecari I mbetur viktimë nga të shtënat, është identifikuar Ylli Bezhani. Referuar mediave në Francë ai është sipërmarrës në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370)

Dyshimet për këtë ngjarje janë një atentat që mund t’i jetë bërë shqiptarit. Të shtënat me armë kanë ndodhur përkatësisht të dielën, ndërsa mediat e huaja raportuan se 24 vjeçari u dërgua menjëherë në spital pas plagëve të marra. 



Skip to toolbar