Alvaro Morata ka thënë sot fjalët e para si lojtar i Milanit, klub ku do të luajë për 4 vitet e ardhshme. 31-vjeçari udhëhoqi Spanjën si kapiten drejt triumfit në Euro 2024, ndërkohë që tashmë do të udhëheqë sulmin e kuqezinjve të Fonsecas.
“Dua të fitoj, teksa sa u përket golave jam i interesuar deri në një farë pikë për të shënuar. Kjo skuadër i ngjan Spanjës në stilin e lojës. Është një Milan plot cilësi.
I thashë menjëherë po ofertës, edhe për faktin që në vitet e fundit asnjë klub nuk ka shfaqur kaq shumë interesim për mua. Kisha edhe mundësi të tjera për t’u rikthyer në Itali.
Këto janë vitet e fundit të karrierës sime, por më të mirat sepse kam arritur pjekurinë e duhur. Eliminimi i Interit në Champions gjatë sezonit të kaluar ishte një kënaqësi e madhe.
Falënderoj klubin. Kur më thirrën Ibra, drejtuesit dhe trajneri, u binda menjëherë. Asnjë ekip nuk më donte kaq shumë. Ibra është një pikat e mia të referimit, është nder të jem këtu përkrah tij.
Kam folur edhe me Shevën, Kakanë dhe Beckhamin. Në botën e futbollit një pjesë e madhe e historisë është shkruar këtu te Milani. Objektivi ynë është të sigurojmë yllin e dytë në fanellë.
Dua të fitoj me Milanin, nuk më intereson të shënojmë 50 apo 60 gola, duhet të fitojmë së bashku. Në këtë ekip ka shumë lojtarë të shkëlqyer që mund të na japin mundësinë të shënojmë shumë gola.
Unë nuk premtoj tituj, por do të vrapoj si qen për të ndihmuar shokët e mi”, përfundoi Alvaro Morata, i cili më parë në Serie A ka kaluar dy aventura me Juventusin.