Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dalë sot në një konferencë për vrasjen e Egli Progës.
Muhamet Rrumbullaku tha sot se opinioni publik është dezinfomuar dhe për këtë arsye autorët e lajmeve do të përballen me ligjin.
Sipas tij, Policia ka reguar e para dhe ka zbardhur vrasjen në kohë rekord, por qëllimisht njoftimi nuk është publikuar.“Drejtoria e Policisë Korçë ka njoftuar në kohë rekord ngjarjen, por për arsye dashakeqe njoftimi është deformuar dhe anashkaluar” – tha Rrumbullaku.
Sipas tij, policia e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen në kohë rekord, falë “veprimeve profesionale”.
“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Policisë në Pogradec është i pabazë dhe skandaloz. Në asnjë moment, në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës policie i Pogradecit nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet kjo ngjarje. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, është njoftuar spitali, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona të pranishëm në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve profesionale, që janë të gjitha të dokumentuara, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Është arrestuar autori dhe 3 shtetas të tjerë për mokallëzim krimi. Policia Korçë dha njoftimin e saj zyrtar që u anashkalua, u deformua dhe u mohua madje. Media ju referua vetëm burimeve jozyrtare dhe u ngritën akuza ndaj Policisë së Shtetit. Baltosja e policisë jo vetëm që është e pabazuar, por e dënueshme moralisht dhe ligjërisht”, tha Rrumbullaku.
“Policia do të ndërmarrë hapa ligjorë për të bërë transparencën mbi dezinformimin e qëllimtë mbi rolin e kësaj në këtë ngjarje”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ai shtoi se vrasja s’ka të bëjë me gjobvënien, por me një sherr të çastit dhe se autori s’ka asnjë njohje personash me pushtet sic është pretenduar nga PD e Pogradecit dhe sigurisht si gjithmonë edhe nga Sali Berisha.