Teksa qeveria shpërblen me 14. 7 milionë lekë sportistët që shkruan historinë për Shqipërinë në lojërat olimpike “Paris 2024”, militantët e Sali Berishës kanë sulmuar mundësit që i dhanë medalje olimpike vendit.
Medalistët e Parisit, të cilët do të bënin një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike, siç e meritonin, nuk janë lejuar për të shijuar një çast nga fitorja e tyre, ndonëse i kanë realizuar fotografitë.
Sportistët dhe stafi i Federatës së Mundjes ishin duke dalë nga dera kryesore e Bashkisë së Trianës kur disa protestues i janë drejtuar me gjuhë agresive dhe fyese.
Një tubim nga militantë që numërohen me gishtat e dorës, kryesuar nga Sali Lushaj, ish truproja i Berishës shërbeu vetëm për të ofenduar mundin e medalistëve shqiptarë.
‘I ka çu ai plehra… i ka çu… i përdorin…!’
Ndërkohë, djali i Sali Lushës, Arkimed Lushaj prej disa javësh është në kërkim nga Policia.
Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës mbështetja nga shumica e heshtur shërben për të dërguar përpara projektet për qytetin.
“Mua më intereson shumica e heshtur, jo ajo pakicë që bën zhurmë dhe lë jahtin në pushime, për të ardhur e protestuar e për të thënë atë refrenin banal: ‘E duam aty ku ishte ,siç ishte’. Aty ku ishte patjetër, por shumë herë më të madh dhe shumë herë më të bukur”
Kjo është protesta e 21 përpara Bashkisë, e cila vijon me të njëjtën kauzë por, pa asnjë rezultat konkret, as në numrin e pjesëmarrësve.