Një sulm fatal me thikë ndodhi mbrëmë në një rrugë në Manchester të Britanisë. Siç konfirmohet nga autoritetet, një 22-vjeçar ka sulmuar tre persona, për pasojë një grua 43-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, një 17-vjeçar dhe një 64-vjeçar.
Policia po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi, por informacionet fillestare tregojnë se viktimat e kanë njohur sulmuesin, ndaj po trajtohet si ngjarje e izoluar./abcnews.al