Turbulenca në ajër, avioni që ishte nisur nga Korfuzi drejt Londrës bën ulje emergjente në Romë. Plagosen dy stjuardesa

AKTUALITET


Një avion që u nis nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës për shkak të turbulencave.

Avioni transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u përball me probleme për shkak të motit të keq. Dy stjuardesa mbetën të plagosura.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”.



Skip to toolbar