Mbrëmjen e djeshme në Bushat të Vaut të Dejës u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti tip “Audi” të blinduar.
Ngjarja ndodhi teksa automjeti ishte i parkuar dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Policia gjeti në vendngjarje 30 gëzhoja, të cilat u përkasin dy armëve të ndryshme.
Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit, autorët që dyshohet se kanë qenë më shumë se dy, janë larguar. Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesa të Bushatit.
Burime policore bëjnë me dije se njëri prej tyre është identifikuar dhe shpallur në kërkim, por për arsye hetimore emri nuk është bërë publik.