Francë/ Shpërthimi pranë sinagogës po hetohet si një sulm terrorist

BOTA


Një shpërthim makine jashtë një sinagoge në Francën jugore po hetohet si një sulm terrorist, ndërsa qeveria dënoi aktin si “anti-semitik” dhe shtoi forcat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre.

Mëngjesin e së shtunës, të paktën dy makina, njëra prej të cilave përmbante një bombol gazi që shpërtheu, u dogjën para sinagogës në qytetin La Grand Motte, afër Montpellier në Francën jugore, duke plagosur një person.

“Ishin pesë persona brenda sinagogës, duke përfshirë edhe rabinin, të cilët nuk u lënduan”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë kundër terrorizmit, e cila po heton incidentin.

Një anëtar i policisë bashkiake u plagos, tha Stéphane Rossignol, kryebashkiaku i qytetit.

Kamerat CCTV kapën imazhet e një të dyshuari me një flamur palestinez në bel, tha një burim pranë hetimit për AFP. Siç raportojnë meddiat franceze, burimet theksuan se në pamje shihet një armë. I dyshuari është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se “po bëhet gjithçka për të identifikuar autorin e këtij sulmi terrorist dhe për të mbrojtur objektet e kultit”./abcnews.al



Skip to toolbar