Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për Arben Lamçen, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova.
Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.
50-vjeçari u arrestua më 4 Gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.
Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.
Lam֛çja informoi porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij.
Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 Euro dhe 500.000 Euro për ta ekzekutuar.
Gjithashtu Arben Lam֛çja një person i besuar i Franc Çopjas, akuzohet se për llogari të tij ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.