Kompania Kurum e argumenton largimin e rreth 500 punonjësve me faktin e rritjes së kostove dhe vështirësive ekonomike. Por shifrat e dorëzuara në institucionet shtetërore tregojnë të kundëndërtën e asaj që pretendon kjo kompani. Nga të dhënat konfirmohet se “Kurum” është një ndër kompanitë që ka rezultuar me fitimet më të larta në dy vitet e fundit.
Sipas bilancit “Kurum” realizoi një fitim prej 78 milionë eurosh në vitin 2022. Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar fitimi neto ishte 44,6 milionë euro shifër kjo edhe pse pak më e ulët vlerësohet një fitim i konsiderueshëm. Këto fitime lidhen e nivelin e lartë të inflacionit dhe kërkesën e lartë për metalet. Por ky nuk është i vetmi burim fitimesh për Kurum pasi ai zotëron gjithashtu edhe 4 hidrocentrale nga të cilat siguron energji për aktivitetin dhe shet tepricën.
Ndërkohë që kërkesat në vend për hekur mbeten të larta në sektorin e ndërtimit. Ky argument është dhënë edhe nga deputeti Erjon Braçe. Në një postim të radhës deputeti socialist thekson se është e pamundur që kompania të jetë në vështirësi financiare në kushtet kur kërkesa për produktet që uzina prodhon është në maksimum prej vitesh.
Kompania “Kurum” njoftoi një ditë më parë se do të shkurtoj punonjësit pasi po përballet me vështirësi ekonomike dhe se një fakt I tillë nuk lidhet me skandalin e mbetjeve të nisura drejt Tajlandës.Rreth 500 punonjës të kësaj kompanie rrezikojnë të mbeten në rrugë edhe pse pasha e pagave të punonjësve në bilancit e kompanisë është shumë i vogël.