Korçë, autobusi përplas këmbësoren

AKTUALITET


KORÇË- Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një 53-vjeçareje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Korçë.

Policia thotë se një autobus ka përplasur këmbësoren, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit./ abcnews.al



Skip to toolbar