Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të thërrasë nesër një takim të Këshillit NATO-Ukrainë.
Një zëdhënës i NATO-s tha se takimi do të mbahet “në një nivel ambasadori”. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov pritet të shfaqet përmes video-lidhjes.
Ai do të informojë këshillin “për situatën e fushëbetejës dhe nevojat prioritare të aftësive”, sipas zëdhënësit. Takimi vjen pas dy netëve radhazi të sulmeve të rënda ruse në Ukrainë, të cilat gjatë të dy mbrëmjeve vranë 13 persona.
Këshilli NATO-Ukrainë u lançua në 20-23 si pjesë e një pakete tre-pjesëshe të mbështetjes që sjell Kievin më afër NATO-s.
Ai zëvendësoi Komisionin NATO-Ukrainë, i cili ishte organi vendimmarrës përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve NATO-Ukrainë dhe për drejtimin e aktiviteteve bashkëpunuese nga 1997-2023.
Anëtarët e NATO-s dhe Ukraina takohen si pjesëmarrës të barabartë në Këshill, i cili mund të mblidhet me krerët e shteteve dhe qeverive, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, ambasadorët, ose në nivel ushtarak me shefat e mbrojtjes.