Presidenti Begaj pret ambasadorët dhe konsujt: Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen!

AKTUALITET


TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur pasditen e të martës ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Shqipërisë pas konferencës, e cila u zhvillua një ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi punën e ambasadorëve shqiptarë, ndërsa theksoi se diplomacia shqiptare sot ka një prestigj në botë.

Ai u kërkoi ambasadorëve të qëndrojnë pranë shqiptarëve kudo ato ndodhen dhe “që diplomacinë ta përdorin me epërsinë që ju takon”.



Skip to toolbar