E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho.
Lajmi është bërë iu ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ndër të thera theksohet se VanHorn ka shprehu në takim admirimin e SHBA për punën e palodhur të SPAK.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti.
Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë./abcnews.al