Gazment Bardhi që është mbështetut në 2021, kur drejtoi fushatën e demokratëve të Elbasanit, nga administratori i ish-Kurim energy, Lorenc Hastopalli, ka reaguar me sulm, ndaj mediave që e zbuluan dhe e publikuan një fakt të tillë gjatë së mërkurës.
ai nuk ka mohuar lidhjen, bile pohimin e saj e ka shoqeruar edhe me kritiken e pare publike ndaj kurum, pas nje heshtjeje disa ditore te partise se tij.
Gazment bardhi përpiqet të tregojë pse opozita nuk është treguar e zëshmë në denoncimin e kompanisë “Kurum”, që është burimi i dyshuar I mbetjeve toksike dhe për të cilat do të jap prokuroria versionin e vërtetë, pas hetimeve që ka nisur mbi cështjen. por reagimi I tij ishte me gjuhen e babait te tij politik Sali berisha.
“Për Balluk-mediat, që nuk u intereson e vërteta, por manipulimi me propagandë i të vërtetës, fajin e ka opozita se ajo nuk ka vepruar, meqënëse një punonjës i një prej kompanive të rrjetit të shumtë të kompanive që ka Kurum në Shqipëri (pa asnjë lidhje me ish-Metalurgjikun ku prodhohen mbetje të tilla) ka qenë i angazhuar në Shtabin e fushatës së PD në Elbasan”
Për të distancuar veten nga administaroti i ish-Kurimit, kreu i grupit parlamentar demokrat kërkojnë që së pati faji të shkojë tek pronarët e kompanisë, tek qeveria dhe tek insitucionet që lejojnë që të ndodhin paligjshmëri.
“Për Balluk-mediat fajin nuk e kanë pronarët e komapanisë ‘Kurum International” që marrin përfitimet dhe mbrohen nga Qeveria, as institucionet përgjegjëse qeveritare që nuk veprojnë dhe lejojnë symbyllazi paligjshmërinë, por qindra e mijëra punonjës të kompanisë Kurum në gjithë Shqipërinë (kryesisht nga zona ime elektorale, Elbasani) që kanë vendosur të jetojnë me punë të ndershme në një kompani që ushtron aktivitet të licencuar nga shteti shqiptar”
gazmen Bardhi mbron keshtu hapur kreun e tij te fushates se elbasanit ne 2021, I cili me siguri e di me mire se te gjithe se cfare fshihet ne ngarkesat e kurum drejt taljandes. lorenc hastopalli, nese hetimet ecin ne rrugen e duhur, do te jete nje nga personat qe se paku me cilesine e personit ne dijeni, do thirret nga prokuroria per kete ceshtje. ndaj bardhit nuk I pelqen te meret me kete, port e spostoje vemendjen te mediat, qe I nxorren lidhjen qe ai vete nuk e mohon: ate me Astopallin
“I kuptoj Balluk-mediat kombëtare që nuk kanë dijeni për reagimet dhe qëndrimet e opozitës, dhe bëjnë lajme të rreme për heshtje të opozitës, sepse prej kohësh për interesa kriminale të lidhura me Qeverinë dhe aferat e saj, kanë vendosur të mos pasqyrojnë qëndrimet dhe reagimet e përfaqësuesve të opozitës, edhe pse janë transmetues mediatik me licencë kombëtare dhe rrjedhimisht shfrytëzojnë të drejta që konsiderohen pasuri publike”
por edhe transmetimi I deklaratave te bardhit nuk e ndihmon ate te sqaroje perse ai e mbron administratorin e kurum, I cili eshte padyshim se bashku nga pronaret, nder te pakten persona qe mund te dale e te thote, nese ne ngarkesat e kurum ka mbetje te rrezikshme. duke shuar keshtu edhe kuriozitetin e publikut edhe etjen e madhe te bardhit per pak uje me shume per burimin e opozites.