Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një autobus në Siegen të Gjermanisë. Mësohet se autore e dyshuar e krimit është një grua.
Autobusi ishte duke qarkulluar në drejtim të një festë në këtë qytet, kur një grua nxori thikën dhe filloi të sulmonte udhëtarët. Të pesë personat e plagosur janë transportuar në spital ku mjekët po luftojnë për jetën e të paktën tre prej tyre. Agresorja, 32-vjeçare është arrestuar nga policia, ndërsa deri më tani nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, ndërsa ende nuk dihet shkaku i sulmit.