Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, po mban një konferencë për mediat në prag të sfidave të Nations League, që luhen në shtator, kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
“Broja nuk është në listë është jashtë. Ne pritëm deri në fund, edhe dje ishim në konsultime me klubin. Ai ka patur një problem me tendinën e Akilit, do të nisë një trajtim. Më vjen keq për të i uroj shërim të shpejtë. 10-15 ditët e ardhshme nuk do të jetë gati për Kombëtaren. Në vend të Brojës kemi zgjedhur Uzunin.”- tha Sylvinho.
Tekniku i kuqezinjve foli për arsyet se pse ka zgjedhur të lë jashtë grumbullimit portierin Etrit Berisha.
Lënia jashtë e Berishës, mos do të thotë se aventura e tij me Kombëtaren ka mbaruar?
Jo absolutisht jo. Berisha për momentin është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë për të luajtur. Kjo është arsyeja e lënies jashtë të tij