Një trup i pajetë është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë, Tiranë.
Sipas informacioneve të policë, trupi i 75-vjeçarit është gjetur i dekompozuar.
Deri në këto momente sipas këqyrjes së trupit nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.
“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit, 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.