Ministrja e Jashtme e Finlandës vizitë dyditore në Ballkan, takime në Shqipëria, Kosovë dhe Serbi

BOTA


Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen në datat 4-5 shtator, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.

Synimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Europën, përfshirë Finlandën.

Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë europiane.

BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, thekson ministrja Valtonen.



Skip to toolbar