“Kishte një kapele në kokë…”/ Detaje të reja nga plagosja në “Don Bosko”: Autori iku me motorr

AKTUALITET


Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Mësohet se autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.

Gjithashtu, mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me motor pas të shtënave, duke humbur gjurmët.

Policia e Tiranës njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Skip to toolbar