Të paktën 129 të dënuar humbën jetën në një tentativë të dështuar për t’u arratisur nga burgu i Makalës, në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos
Në një deklaratë të postuar në X, Ministri i Brendshëm, Jacquemain Shabani Lukoo Bihango shpjegoi se gjatë kësaj tentative iu vendos zjarri dhe disa ambienteve të burgut, gjë që mund të ketë ndikuar dhe në bilancin e viktimave.
Momentalisht, situate në burg është në kontroll teksa vijojnë hetimet për të zbuluar se kush i nisi këto trazira.
Më herët, një zyrtar i burgut siguroi mediat se asnjë i burgosur nuk kishte arritur të arratisej, duke shtuar se ata që u përpoqën ishin vrarë.