Vrau prindërit dhe vëllain, rrëfimi tronditës i 17 vjeçarit në Itali: E ndjeva dhimbjen e tyre. Doja të jetoja i lirë

BOTA


17 vjeçari që tronditi opinionin publik në Itali, duke vrarë prindërit dhe të vëllain, ka rrëfyer se pse e kreu krimin. Sipas Corriere, ai përshkroi me gjakftohtësi të plotë se si e kreu këtë krim të trefishtë sepse donte të “ndahej” nga familja e tij.

Ai dyshohet se u tregoi autoriteteve se kishte planifikuar krimin prej ditësh, ndoshta edhe muajsh, duke menduar se një goditje me thikë do të mjaftonte për t’i marrë jetën, “si në një videolojë”.

“Mendova se një goditje do të mjaftonte,” u tha ai oficerëve, duke shtuar se sapo e kuptoi se kjo nuk mund të bëhej, filloi t’i godiste me thikë në mënyrë të përsëritur.

“E ndjeva dhimbjen e tyre”, u tha ai autoriteteve, duke shtuar se pasi i vrau të tre, e vendosi thikën në jastëk, për ta marrë sërish dhe për të dalë në rrugë, duke pritur policinë, të cilën e kishte njoftuar tashmë.

Ai i tha policisë se nuk kishte ndonjë motiv të veçantë.

“Kur u sigurova se ishin në gjumë, zbrita ngadalë shkallët, mora thikën nga kuzhina dhe fillimisht godita Lorencon (vëllain) sepse ai ishte më afër meje. Nuk kishte asnjë arsye specifike”, tha ai.

“Nuk kishte asnjë arsye të veçantë për atë që bëra. Vetëm një ndjenjë shqetësimi. Ndihesha si një trup i huaj në familje. Mendova se nëse i vrisja, mund të jetoja i lirë, i shkëputur nga familja ime, do të jetoja vetëm”, u tha ai hetuesve./abcnews.al



Skip to toolbar