“Vera në hemisferës veriore e vitit 2024 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë”.
Ishte kjo deklarata më e fundit e Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike “Copernicus”, ose ndryshe shërbimi evropian i klimës, e cila shpjegon se rekordi i temperaturave iu përket muajve qershor dhe gusht.
“Ngjarjet ekstreme të lidhura me temperaturat e larta do të bëhen më intensive, me pasoja edhe më shkatërruese për njerëzit dhe planetin. Nëse nuk marrim masa urgjente për të reduktuar emetimet,” paralajmëroi ekspertja.
Në 12 muajt e fundit temperatura mesatare globale është rritur 0,76 gradë mbi mesataren me periudhën 1991-2020 dhe 1,64 gradë mbi mesataren krahasuar me atë para-industriale 1850-1900.
Korriku i këtij viti ishte edhe muaji më i nxehtë në histori, por edhe muaji i dytë më i nxehtë në nivel global me një temperaturë mesatare të ajrit prej 16,91 gradë Celsius, rreth 0,68 gradë Celsius më e lartë se mesatarja 1991-2020 për korrikun dhe vetëm 0,04 gradë Celsius më pak se maksimumi i mëparshëm i regjistruar në 2023.