U ekzekutua në kafe me 14 plumba, zbardhet vrasja e Rroshkodolit në Shkodër, një i arrestuar

AKTUALITET


Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku mbeti i vrarë Elis Rroshkodoli është zbardhur. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se një shtetas është vënë në pranga në lidhje me vrasjen e regjistruar pak ditë më parë.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se sipas të dhënave nga blutë e Shkodrës janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me këtë atentat të ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Kjo ka ndihmuar në zbardhjen e të dhënave për këtë ngjarje.

Për momentin nuk ka detaje të tjera në lidhje me identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Shkodrës, por pritet të ketë një komunikim zyrtar nga ana e uniformave blu.

Kujtojmë se viktima, Elis Rroshkodoli mori 14 plumba në trup, nga 18 që u gjetën në vendin e ngjarjes.



Skip to toolbar