Kolegji Zgjedhor “rrëzon” opozitën/ Pas KAS, rrëzohet kërkesa për zgjedhjet e Himarës

AKTUALITET


Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet në Himarë.

Kujtojmë se PD i çoi zgjedhjet e Himarës në Kolegj Zgjedhor, pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme.

Në zgjedhjet e zhvilluara më 4 gusht në Himarë, kandidati socialist Vangjel Tavo, fitoi me një diferencë prej 1477 votash, kundër kandidatit opozitar Petro Gjikuria./abcnews.al/



Skip to toolbar