Analisti Arben Meçe u shpreh se SPAK ka treguar se nuk është një instrument politik, por një instrument i drejtpërdrejtë ligjor.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABCNews u shpreh me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike.
Meçe theksoi se PD ka treguar se është një sekt dhe jo një grupim politik.
“SPAK është në instrument i drejtpërdrejtë ligjor dhe erdhi si një domosdoshmëri në këtë Shqipëri. Ka pasur një vullnet politik dhe nuk mund ta përjashtojmë. SPAK nuk është instrument politik, por duke qenë që politika është e implikuar në korrupsion ndaj edhe hidhen akuza të tilla. Por ne duhet të shohim linjat që po goditen. Sa për Berishën, mund të them se deri më sot nuk kam parë një kriminel që të thotë jam fajtor. Kur analizoj PD them që kemi të bëjmë me një sekt dhe jo me një grupim politik. Pra është e vështirë që ata që janë lidhur me Berishën të dalin kundër tij. Pra nuk duhet ta personifikojmë Berishën si një person që mbështetet”, tha Meçe.
Analisti Frrok Çupi e quajti një turp mbështetjen që ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë nga shoqëria, duke thënë se Berisha i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit, dhe se shoqëria duhet të shohë qartë shkatërrimet që i ka sjellë vendit.
“Ky është një moment më i veçantë në historinë e kombit tonë…Berisha uzurpoi gjithë PD. Kur u bë president nisi përgjakjen. Bëri grusht shteti… Pra ai e ka kontestuar popullin e vet, se ka mbrapa njerëz që e brohorasin edhe nëse vret njerëz. Berisha doli nga ’97 i trembur, i sakatuar. Pasi doli nga jo frikë e tmerrshme ai filloi të marrë terren. Kujtojmë Gërdecin…pra Berisha në 2009 fitoi zgjedhjet. Në 2011 vrau shpresën e demokracisë, duke vrarë katër vetë. Dhe deklaroi hapur “kam 4 snajper”. Ai është një kriminel i lindur, por ka pasur një publik rrotull…Të kesh 20 % të njerëzve është një turp që do të na mbetet ne”, tha ndër të tjera Çupi./abcnews.al/