Berisha i pandehur për korrupsion/ Ish kryeministrit iu komunikua akuza nga SPAK

Më të fundit


Sali Berisha del nga SPAK. Ish kryeministri merret zyrtarisht i pandehur, ku iu është komunikuar akuza e korrupsionit.

Para SPAK, ka forca të shumta policie, por shumë pak mbështetës të Berishës.

“Jam sot, për t’u paraqitur atyre zotimin solemn, se Edi Rama, nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandatin e 4, por shumë shpejt do ta lëshojm atë në dhe, në tokë. Ata kanë hetuar veprimtarinë e PD, duke filluar para 20 vitesh, e deri në kandidatët për kryetar bashkie në vitin 2023. Me urdhër politik, mbajnë në arrest antikushtetues, liderin e opozitës, me dëshirën, vendimin e Edi Ramës, kërkesën e  tij publike në Kongresin dhe Asamblenë e PS, dhe me kërkesën publike dhe jo publike të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik. SPAK, me dosjen e klubit Partizani, krijoi piramidë mashtrimi. Kreu shkelje kushtetuese dhe la në burg të paligjshëm shtëpie Sali Berishën. Nga ky hetim, rezulton se, në dosjen e klubit Partiani, nuk ka çështje penale. Shteti nuk ka humbur asnjë para qindarkë publike. Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument, që Berisha ka bërë presion”, deklaroi Berisha para futjes në SPAK.

Pasi doli nga banesa, Berisha tha se ndihet më i motivuar se kurrë dhe shtoi se pret vendim politik.

“Ndihem më i motivuar se kurrë, për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Një trillim fund e krye, një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur në mënyrë atërore, për të zgjedhur mandatin e katërt. Por ne do t’ia djegim. Sot është forca politike më sovrane. T’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës”, theksoi Berisha para gazetarëve.



Skip to toolbar