Nga interpelanca me Ramën te mandati i Xhaçkës, mblidhet sot Kuvendi

Më të fundit


Sot në 10:00 mbahet seanca e parë në Parlament për këtë sesion, ku politika pritet të përfshihet në debatet e rendit të ditës.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë takime me disa prej ministrave të kabinetit të tij, por edhe me sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi. Burimet konfirmojnë se takimi vjen për të koordinuar qëndrimet politike, pasi rendi i punimeve në seancën e sotme, parashikon jo vetëm interpelancën e kërkuar për mbetjet nga opozita, por dhe për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Pritet që edhe kryeministri të marrë pjesë në seancën parlamentare të 12 shtatorit.



Skip to toolbar