Monika i mban “inat” burrit? Çon Vasilin në Presidencë

AKTUALITET


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka shkuar vetë në takimin me presidentin Meta por ka çuar nënkryetarin e partisë, Petrit Vasilin.

Kujtojmë se ndryshe nga Basha, Monika Kryemadhi është distancuar së fundi nga aktet e dhunës dhe sulmeve ndaj KZAZ-ve dhe është tërhequr nga kjo retorikë.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, njofton presidenti pas takimit me Vasilin.

Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e…

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 27. Juni 2019

Mësohet se presidenti dot zhvillojë të enjten takime me kryetarë të partive të vogla në lidhje me krizën në vend.

Ndërsa ka njoftuar se do të qëndrojë në zyrë deri në orën 13.00 për të pritur Ramën në takim. Takim ky që është refuzuar më herët nga kryeministri me argumentin se është një fushatë. Edhe gjatë të enjtes Rama komentoi takimin e Metës me Bashën dhe tha se kur dështon Luli drejtimin e opozitës e merr Meta.



Skip to toolbar