Në 22 maj ishte njëri nga njerëzit më të lumtur në botë. Berat Gjimshiti ngriti lart trofeun e Ligës së Europës si kapiten i Atalantës, dhe ndoshta refuzoi milionat nga Gjiri Persik për të provuar Championsin.
Kapiteni i Shqipërisë do të ketë sot shansin për ta shijuar sërish këtë kompeticion të mrekullueshëm, ku ka arritur dikur edhe në çerekfinale. Edhe kundërshtari është i veçantë pasi Bergamon e viziton Arsenali.
Pritet që Gjimshiti të jetë titullar, pasi u kthye nga dëmtimi që e la jashtë kombëtares, dhe luajti në fitoren 3-2 ndaj Fiorentinës në fundjavë në Serinë A. Në mungesë të mbrojtësit të rëndësishëm Skalvini, prania e tij është përcaktuese për trajnerin Xhampiero Gasperini.
Për më tepër, që mungojnë edhe mbrojtësit e tjerë Toloi dhe Godfrej. Për fat të keq, sulmuesi Skamaka mungon i dëmtuar, por Atalanta ka talent në sulm me yje si Retegi, Lokman apo De Keteler.
Edhe Arsenali ka problemet e veta.
Ylli kryesor, Bukajo Saka, nuk është i sigurt nëse mund të luajë, apo nëse mundet ta nisë ndeshjen pas një lëndimi në derbin ndaj Totenhemit.
Gjithsesi, anglezi u stërvit, ashtu si edhe italiani Kalafiori që u kthye nga dëmtimi. Të lënduar dhe jashtë aksionit janë Odegard, Merino, Zinçenko, Tiernej dhe Tomijasu.