Përmbytjet në Itali: Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

AKTUALITET


Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas shkaktoi përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëmtime të shumta.  Zjarrfikësit kryen mbi një mijë ndërhyrje në dy ditët e fundit ndërsa Mbrojtja Civile ka lënë në fuqi alarmin e kuq deri të shtunën.

Të paktën 1500 persona janë evakuuar, ndërsa uji vazhdon të rrethojë banesat dhe rrugët, pavarësisht se reshjet intensive ia ka lënë vendin shirave sporadikë.

Prefekti i Ravenas tha se aktualisht vijojnë kërkimet për një person të zhdukur “Për momentin është vetëm një i humbur, jo dy. Policia po kontrollon në një shtëpi të shembur”, tha ai.

Në maj të vitit të kaluar i njëjta rajon  u godit dy herë nga përmbytjet,  që i morën jetën 17 personave dhe shkaktuan dëme masive.



Skip to toolbar