Korrupsioni me ‘Partizanin’, SPAK thërret Sali Berishën: Eja të mërkurën

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Sali Berishës që të paraqitet ditën e mërkurë në ambientet e saj.

SPAK kërkon që ish-kryeministri, i pandehur për korrupsion, të firmosë dosjen me 500 faqe të hetimeve, e cila pritet të kalojë për gjykim.

Paralelisht me këtë lajm, vajza e Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar SPAK për paqartësi në dosjen voluminoze.

Ndërkohë pritet që të mërkurën, së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve të pandehurit Berisha e Malltezi do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.



Skip to toolbar