Akuzë e re për drejtorët e bashkisë/ SPAK iu komunikon Redi Mollës dhe Mariglen Qatos akuzën “pastrim parash”

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një tjetër akuzë dy ish-zyrtarëve të bashkisë së Tiranës të arrestuar në lidhje me dosjen e njohur si 5D. Për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, përveç akuzave të korrupsionit, shkeljes së barazisë së tenderave dhe shpërdorimit të detyrës, do të vijonë hetimet edhe për pastrim parash.

Në seancën e së hënës gjykata pranoi kërkesën e spak për zgjatjen e afateve të hetimit edhe me 3 muaj për ish-zyrtarin tjetër të bashkisë Taulant Tushe I arrestuar për të njëjtën dosje.  Në korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.Tre ish-drejtorët po hetohen në masën e “arrestit në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarët e vërtyetë të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në të paktën 11 tendera të organizuar nga bashkua e Tiranës. Më herët spak ka vënë në sekuestro disa pasuri të pa luajtshmë pas hetimeve të nisura për dosjen 5 D.

Sipas SPAK, pasuritë e sekustruaras rezultojnë në emër të ish-drejtorëve Mariglen Qato e Redi Molla si dhe familjarëve apo të afërmëve të tyre. Nën sekuestro me vendim të gjykatës është vendosur edhe shoqëria tregtare “5D Konstruksion” që dyshohet se është krijuar nga përfitimet e tenderave abuzive.



Skip to toolbar