Gjykata Kushtetuese nuk ka marë në shqyrtim kërkesën e Ministrisë së Financave e cila donte një saktësim se si do veprohet me profesionistët që kanë paguar një këst tatimi.Në këtë mënyrë tashmë mbetet Ministria e financave ajo që duhet të vendosë se si do të veprojë me këstet e paguar nga 6 mijë e 541 profesionistë të lirë.
Në total buxheti i shtetit ka arkëtuar mbi 5 milionë euro nga parapagimi i këstit të parë të profesionistëve të lirë që kanë një xhiro deri në 14 milionë lekë në vit. Lidhur me këto pagesa ministria e financave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për një saktësim të vendimit ku të përcaktohej se si do të veprohej.Por në vendimin e zbardhur të këtij institucioni theksohet se vendimet e kësaj Gjykate kanë fuqi detyruese të përgjithshme, janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
Sipas Gjykatës Kushtetuese vendimi i marë në 27 qershor është saktësuar dhe ka hyrë në fuqinë 5 gusht në ditën që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për tatimin e profesioneve të lira me 15% për subjktet me xhiro deri në 14 mln leke deri në vitin 2029 me argumentin se cënëon sigurinë juridike.
Sipas të dhënave të tatimeve janë 25 mijë profesionistë që preken nga ligji i ri i cili parashikon tatimi me fasha 15% kush ka fitim deri 14 milionë lekë dhe 23% kush fiton mbi këtë shumë.