Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një statusi në platformën X ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ministria e Jashtme nënvizon se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.
“Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime. Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme./abcnews.al/