Transfertat e dyshimta të dhëndrit të Berishës/ Delia: Jamarbër Malltezi ka qenë pas “Home Plan”, çdo veprim u bë në favor të tij

Më të fundit


Në emision “Real Story” në ABC News, gazetarja Etleva Delia foli për mbylljen e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, u të pandehur janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Gjatë bisedës në studio, Delia theksoi se Jamarbër Malltezi ka qenë I përfshirë që në fillim të krijimit të Home Plan.

“Vetë Home Plan që në momentin e krijimit ka qenë Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi është përdorur deri në këtë pikë për të përfituar 60 milionë euro. Është diçka që u ndërtua nga vetë ai dhe çdo gjë u bë në favor të Jamarbër maltezit. Ka qenë që në fillim të Home Plan , pra ai ka qenë pas tij. Ishte premtuar dhe është vënë gjithë shteti në dispozicion për të mbajtur këtë premtim”, tha ajo.

Nga ana e tij gazetari Ermal Vija u shpreh: Janë 24 prokurori që janë vënë në sekuestro nga prokuroria e posaçme dhe janë evidentuar katër pasuri jashtë Shqipërisë, të Jamarbër Malltezit. 24 pasuri që ndodhen në vendin tonë janë vendosur në sekuestro, pas masave të para të sigurisë është bërë paralel edhe hetimi pasuror./abcnews.al/



Skip to toolbar