Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Xhosep Borell (Josep), është takuar në Nju Jork (New York) me iderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, me të cilët është diskutuar në lidhje me sfidat gjeopolitike.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, theksi u vu te nevoja për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Në një postim të shpërndarë nga vetë Borell në rrjetet sociale, ai shprehet se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.
Po ashtu, sipas Borell anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen.
Në takimin me emisarin e BE-së, morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviq, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropë i Malit të Zi, Filip Ivanoviq dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.