Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhjetëra të zhdukur

BOTA


Të paktën 66 persona kanë vdekur në Nepal, pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke mbyllur rrugët kryesore dhe duke ndërprerë udhëtimin ajror, thanë zyrtarët të shtunën.

Numri i të vdekurve mund të rritet, shtuan ata, me 69 persona të tjerë të raportuar të zhdukur dhe 60 të plagosur që nga mëngjesi i së premtes, tha zyrtari i Ministrisë së Brendshme Dil Kumar Tamang për Reuters.

Shumica e vdekjeve ndodhën në luginën e Katmandu, e cila është shtëpia e 4 milionë njerëzve dhe kryeqyteti i vendit, ku përmbytjet sollën bllokimin e trafikut dhe aktivitetit normal./abcnews.al



Skip to toolbar