Kundërshtuan dhe dhunuan efektivët e “Shqiponjave”, kapen dy vëllezërit në Shkodër

AKTUALITET


Dy vëllezër të moshës 29 dhe 38 vjeç janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja”.

Gjithashtu mësohet se një 19-vjeçar është proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi , 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit  29 vjeç dhe  38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar