Bardh Spahia në SPAK, ish-kryebashkiaku i Shkodrës në Prokurorinë e Posaçme

Më të fundit


Ish-bashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Pas daljes nga SPAK, Spahia u shpreh se u thirr në lidhje me një çështje që nuk ka interes publik.

Më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.



Skip to toolbar