Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika kundërpërgjigja e Izraelit, pas sulmit me raketa të Iranit, do të jetë e mirëmenduar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çika u shpreh se Izraeli mund të godasë rafineritë e naftës në Iran, ose vendet me kapacitete bërthamore.
Ndërsa eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi deklaroi se ky është momenti më i mirë që Izaeli të çmontojë organizatat iraniane në Lindjen e Mesme.
Emilio Çika: Rrjedhimisht, përzgjedhja e objektivave që do godasë, është e mirëmenduar. Mendohet se mund të jenë rafineritë e prodhimit të naftës. Mund të sjellin goditje ekonomike, jo vetëm për Iranin, rajonin, por edhe për BE. Ka vajtur 75 dollarë bareli, nëse kemi përshkallëzim, mund të shkojë 100 dollarë barreli. E dyta, janë kapacitetet të përgatitjes bërthamore, të cilat Irani ka vite ku investon. Goditja e parë ishte brenda, kapaciteve të tilla, i dha mesazh Iranit që mund të godasë brenda në territor dhe në thellësi të territorit. Kryeministri Netanyahu ka dhënë mesazhe kundrejt Iranit dhe ka thënë, duhet t’i lexoni mesazhet tona. Goditjet që ka bërë në Teheran, drejtuesit kryesorë të organizatave. Kapacitetet e goditjes së Izraelit janë të jashtëzakonshme.
Ledion Krisafi: Ka një dallim me vitin 1973. Ajo që po bën izraeli, po vendos supermacinë ushtarake në Lindjen e Mesme. Ajo që ka bërë në 2-3 muajt e fundit, është e jashtëzakonshme. Po çmonton organizatat iraniane në rajon. Ky është dallimi me vitin 1973. Hezbollaku ka bërë krime në Siri, nuk ka një reputacion mjaft të mirë. Ne flasim për Libanin, por 70% e popullsisë nuk ka lidhje me Hezbollahun. Nga këndvështrimi i Izraelit, por edhe nga fjala e Netanyahut, brenda Izraelit po shikohet si moment i artë, për të eleminuar regjimin iranian në Lindjen e Mesme.
Organizatat iraniane nuk janë aq të fuqishme sa mendoheshin në letër. Eleminimi i kupolës drejtuse, ka qenë arritje e jashtëzakonshme e Izraelit. SHBA do e kishin këtë mbështetje ndaj Izraelit, në çdo rast.
Të shkosh te eleminimi i plotë i rrezkut amerikan, duhet një “ok” nga amerikanët. Po e shohin si momentin e artë për ta zgjidhur si problem, që e kanë Iranin./abcnews.al