Ish ushtaraku Artur Meçollari thotë se pavarësisht se Irani ka 8 lloje raketash balistike, nuk ka mundur t’i shkaktojë dëme Izraelit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçollari u shpreh se Irani mund të ketë kapacitete ndaj Izraelit, nëse prodhon armën bërthamore.
Ndaj, sipas Meçollarit, Izraeli mund të godasë kapacitetet bërthamore të Iranit.
“Është një situatë hipotetike që nuk mund të ndodhë, goditje pa drejtim. Goditja nuk do të vijë në këtë mënyrë. Objektivi i sotëm i Iranit, është Izraeli. Rasti konkret i Iranit, pavarësisht se Irani ka 8 raketa të karakterit balistik për të goditur Izraelin, ka treguar se nuk është në gjendje të bëjë dëme. Izraeli ka informacione, kur është në gjendje të godasë brenda në Iran, të vrasë shefin e Hamasit, do të thotë se Izraeli ka informacione dhe për të vepruar brenda. E vetmja pikë që Irani sot mund të ketë kapacitete për të goditur Izaelin, është vetëm prodhimi i armës bërthamore. Ai ka edhe marrëveshje me Rusinë e Korenë e Veriut, për programin e tij bërthamor. Të dyja janë të interesuara që Irani të jetë kërcënim bërthamor. Goditja e ardhme e Izraelit kundër Iranit, do të jenë kapacitetet bërthamore. Izraeli, e vetmja gjë që të mbajë avantazhi ushtarak me Irani, është t’i dëmtojë programin bërthamor. Veprimet e Izraelit janë të godasë dhe të tërhiqet nga Libani., Edhe brenda Libanit ka reagime në lidhje me veprimet e Hezbollahut”, theksoi ai./abcnews.al