Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika dhe eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komentuan në studion e emisionit “Real Story” edhe vizitën që do të mbajë presidenti turk Erdogan në Shqipëri ndërsa Shqipëria ka treguar mbështetjen për Izraelin për konfliktet në rajon.
Ekspertët shprehen se Shqipëria, si një vend i vogël, ndjek linjën e SHBA-së në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, sipas Krisafit, Erdogan do të bëjë përpjekje diplomatike për ta larguar Shqipërinë nga linja e Izraelit, por shtoi se vendi ynë nuk mund të largohet nga linja e Perëndimit dhe NATO-s.
Pjesë nga diskutimi:
Ledion Krisafi: Sa i përket Shqipërisë, mendoj se është rast i veçantë që një vend me shumicë myslimane mbështet kaq shumë Izraelin të paktën nga ana e qeverisë. Mendoj se Rama do të gjendet në këtë rast në një pozitë më të vështirë sesa i përket shtetit bektashi se Izraeli është shndërruar në një armik shumë më i madh për Turqinë dhe interesat turke në Lindjen e Mesme sesa mund të jetë një mini shtet bektashi. Në një fare mënyre Rama mund të gjendet brenda një dileme për të mbështetur Izraelin apo Erdoganin nga ana tjetër.
Emilio Çika: Duhet thënë se qeveria Rama dhe kryeministri në veçanti mban linjëzimin me SHBA dhe me NATO-n. Edhe Turqia është pjesë e NATO-s si ky apo edhe lufta në Ukrainë, Turqia ka mbajtur një standart të dyfishtë në lidhje me këto qëndrime apo të veçuar apo jo të linjëzuar plotësisht me NATO-n. Shqipëria duhet parë si një vend me kapacitetet që ka, me rolin që ka, është shtet i vogël me rëndësi simbolike brenda NATO-s por linjëzimin kryesor është e detyruar që ta ketë me atë të SHBA-së dhe të një organizate kolektive të sigurisë si NATO. I vetmi që për arsye specifike që del nga linja e NATO-s është Turqia për interesat por edhe të gjithë rolin e saj gjeostrategjik të rajonit. Nuk besoj se qeveria shqiptare do të vendoset në një pozicion të vështirë në këtë takim. Nuk besoj se edhe Erdogan do të mbrojë një çështje të tillë në takimin e zotin Rama për konfliktet e Lindjes së Mesme. I vetmi rol që mund të luajë Shqipëria janë votimet në Asamblenë e SHBA. Në anën tjetër, ka rol simbolik.
Ledion Krisafi: Mendoj se Erdogan do të bëjë përpjekje diplomatike për ta tërhequr Shqipërinë nga vatha e Izraelit por e shoh të vështirë që Shqipëria të dalë nga linja e NATO-s dhe e Perëndimit./abcnews.al